Identifikohen raste të murtajës Afrikane, nis dezinfektimi

Editor
2 Min Read

Një vatër me murtajën afrikane është identifikuar në Malin e Rrencit në Lezhë.

Sëmundja është shfaqur tek derrat dhe sipas informacioneve të paktën 10 krerë kanë ngordhur, prej të cilëve pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone.

Pas identifikimit të rasteve, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë menjëherë në lëvizje dhe nga analizat e kryera ka rezultuar se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane. Për ketë arsye zona është vendosur në karantinë, ndërsa po kryhen verifikime në të gjithë zonën.

Shërbimi veterinar nuk ka pranuar të komentojë ndërsa i gjithë personeli janë në punë ditën e sotme dhe po vazhdojnë analizimin e situatës.

Murtaja Afrikane e Derrave Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në 100%. Virusi i kësaj sëmundje është shumë rezistent në mjedis, që do të thotë se mund të mbijetojë në rroba, çizme, rrota dhe materiale të tjera dhe mund të mbijetojë edhe në produkte të ndryshme të derrit dhe nënprodukte.

Është parë që virusi i ASF mbijeton në mish, mish i grirë dhe të brendshme 105 ditë, mish i kripur 182 ditë, mish i thatë, lëkurë yndyrë 300 ditë, mish i ngrirë 1000 ditë dhe inaktivizohet në mishin e zier (30 minuta në 70 gradë). Mbijetesa e virusit në produktet e mishit, është faktori potencial për transmentimin e Murtajës Afrikane të derrave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *