POGRADEC- Në Pogradec është ngritur alarmi për sëmundjen e zgjebes. Sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste.
Tre raste janë persona që frekuentonin konviktin turk në Pogradec të cilët janë banues ne Veliterne. Ato janë izoluar ndërkohë që në konvikt është bërë pastrimi dhe pritet dezifektimi i tij.
Ndërkohë katër rastet e tjera nga Pogradeci janë raste dhe që janë drejt shërimit. Bëhet me dije se pas këtyre 7 rasteve mjekët do të vijojnë me procedurat për kontrolle të zgjeruara në shkolla të tjera të qytetit për të evidentuar raste të tjera.