Identifikohet organizatori i punishtes së kanabisit në Korçë (EMRI)

Editor
1 Min Read

Zbulohen detaje të reja nga magazina me drogë e zbuluar në fshatin Voskop të Korçës. Personi i shpallur në kërkim nga policia është Sadriano Duçi.

Roli i tij sipas policisë është kryesor dhe dyshohet të jetë “koka”e grupit.

Duçi i ka marrë magazinën me qera Andon Demirshahut dhe më pas e ka përshtatur për një periudhë të caktuar për tharjen dhe përpunimin e hashashit.

Në magazinë u zbuluan 195 kg kanabis, një pjesë në proces tharjeje, si dhe u arrestuan 6 persona, mes tyre edhe tre gra, të cilat u kapën në flagrancë duke përpunuar bimën narkotike. Gjithashtu në magazinë u gjet edhe një armë zjarri, një sasi kokaine si dhe 7 pasaporta dhe një makinë.

Të arrestuarit e tjerë janë Gentian Guri, 43 vjeç, banues në Tiranë, Anesti Burda, 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Redion Hamitaj, 35 vjeç, banues në Cërrik dhe Andon Demirshan, 43 vjeç, banues në Voskop njëkohësisht pronari i magazinës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *