
Teksa sot i ka përfunduar mandati si ministër i Jashtëm, Igli Hasani ka ndarë një mesazh falënderimi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani vuri në dukje disa prej arritjeve kryesore të mandatit, si përfundimi i anëtarësimit të parë të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33 kapitujve negociues me Bashkimin Evropian, si dhe organizimi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Ai falënderoi stafin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin, duke theksuar se sfidat e kohës u përballuan me përgjegjësi.
“Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot. Ka qenë një nder të shërbej përgjatë një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë të shënuar nga përfundimi i mandatit tonë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33 kapitujve negociues me BE-në, mikpritja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, si dhe arritje të tjera që forcuan rolin tonë në Evropë dhe në botë, mes sfidave të thella për kontinentin tonë dhe më gjerë.
Jam thellësisht mirënjohës ndaj stafit të përkushtuar të MEPJ dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë. Pres me kënaqësi rolin tim të ri si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme me të njëjtin mision, por nga një këndvështrim i ri’, shkruan ai. Igli Hasani do të marrë drejtimin e Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, rol që sipas saj do të vijojë të mbajë të njëjtin mision. Ai ka mbajtur postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej shtatorit të vitit 2023″, shprehet Hasani.