Igli Tare “përvesh mëngët”, drejtori i Milanit dërgon ofertën e parë zyrtare për trajnerin e ri të Milanit

Jil
Jil
1 Min Read

Objektivi numër një mbetet gjithmonë Vinçenco Italiano. Drejtori sportiv ka pasur kontakt me të, duke i paraqitur një ofertë prej 4 milionë eurosh në sezon. Nga ana e Bolonjës, ende nuk ka marrëveshje për rinovimin, si për sa i përket kohëzgjatjes ashtu edhe shifrave.

Oferta nuk e kënaq Italianon dhe Milani shpreson ta bindë të pasi prioriteti i trajnerit ishte zgjatja e kontratës së tij me kuqezinjtë, e cila megjithatë nuk ka mbërritur ende. Rruga tjetër që Milani po ndjek për trajnerin e ardhshëm është ajo që të çon te Masimiliano Alegri.

Kontaktet janë me trajnerin, por ka konkurrencë pasi Napoli ndërhyri i pari. Tiago Mota gjithashtu mbetet në prapavijë si një alternativë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania