JiL.al - Jeto i Lumtur

Imami nga Kosova arrestohet në Gjermani

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Leonis Hamza, i njohur si predikuesi fetar me emrin Abdul Alim Hamza, nga Kosova, ka përfunduar në pranga në Gjermani. E përditshmja BILD raporton se islamisti i rrezikshëm u arrestua të martën dhe u dërgua në paraburgim në pritje të dëbimit për në Prishtinë.

Aksioni u përgatit nga autoriteti i emigracionit në Bon dhe agjencia e sigurimit shtetëror. Personi i arrestuar shfaqet në mediat sociale ku bën predikime të islamit, por gjithashtu komunikon me personazhe famëkeq si udhëheqësi i klanit të Berlinit, Arafat Abou-Chaker.

BILD shkruan se ai ka lindur në Pejë të Kosovës në vitin 1990 dhe për herë të fundit ka jetuar në qytetin gjerman të Bon. Në Bon, Abdul Alim Hamza ishte imam në një xhami që agjencia e sigurimit shtetëror e vlerësoi si “vend takim salafist”.

Vetë Hamza gjithashtu është konsideruar prej kohësh një predikues salafist dhe ai kontakte me drejtuesit e skenës islamike si Ibrahim El-Azzazi dhe Abu Dunja. Që nga janari i vitit 2022 ai është konsideruar si një i ashtuquajtur “person relevant” në fushën e islamizmit.

Në muajin maj, u shfaq një video e Abdul Alim Hamzës në të cilën ai akuzonte policinë se e kishte monitoruar, ndërsa pamjet u shpërndanë nga disa islamistë.

“Sapo kisha makinën time këtu në servis dhe çfarë gjej. Kjo gjë e bukur ushtarake që nuk ikën aq lehtë”, thotë ai teksa merr një pajisje GPS në dorë dhe shton: “Kjo është demokracia gjermane dhe shteti ligjor. Shumë bukur, faleminderit shumë”.

Scroll to Top