Imazhi 1.
Dëshira juaj e vërtetë është të keni sukses dhe të fitoni admirimin dhe respektin e njerëzve në jetën tuaj.
Ju jeni gati të punoni për këtë çdo ditë. Megjithatë, frika dhe pasiguria juaj mund t’ju pengojnë të ecni përpara.
Ekziston gjithmonë një “por” kur bëhet fjalë për zbatimin e projekteve tuaja.
Shpirti juaj dëshiron që ju ta kaloni këtë dhe të mos sabotoni veten për të marrë gjithçka që meritoni.
Duhet të rrezikosh! Ai që nuk vepron, nuk merr asgjë.
Imazhi 2.
Ju mendoni se jeni gjithmonë shumë të lidhur me mjedisin, pronën dhe marrëdhëniet tuaja.
Është normale të krijoni një lidhje të veçantë me gjithçka që është pjesë e përditshmërisë suaj, por gjithashtu duhet të jeni të hapur ndaj ndryshimeve, zhvillimit të vërtetë dhe një jete më të mirë.
Shpirti juaj dëshiron që ju të filloni të shihni përtej të tashmes, përtej situatës suaj aktuale
Ai dëshiron që ju të realizoni potencialin tuaj të pakufizuar, si dhe botën e mundësive rreth jush.
Kur zbuloni gjithçka që mund të jetë e juaja, jeta juaj do të bëhet edhe më pozitive!
Imazhi 3.
Nëse ky imazh ishte zgjedhja juaj, ju jeni në ekuilibër.
Ju jeni një person i plotë, ecni rrugën tuaj me përgjegjësi dhe etikë, por shpesh përqendroheni më shumë në nevojat e njerëzve të tjerë sesa në nevojat tuaja.
Burimi: namastest.net
Përkthyer nga: JiL.al. Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa autorizimin e redaksisë