Importi i mbetjeve në Shqipëri, reagon Lulzim Basha

Editor
1 Min Read

Zëdhënësja e grupimit të Lulzim Bashës, “Demokratët Euroatlantikë”, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat ka reaguar për projektiligjin e qeverisë për që lejon importin e mbetjeve në Shqipëri. Karabina shprehet se ligji i ri i jep të drejtën Këshillit të Ministrave që të përcaktojë se cilat lloje të mbetjeve do të importohen nga jashtë, ndërkohë që sasia e mbetjeve tona të grumbulluara nga mosfuksionimi i incerenatorëve i ka tejkaluar kapacitetet e landfillit, duke rënduar dhe shtuar rreziqet e ndotjes.

Karabina më tej merr rastin e inceneratorit të Elbasanit i cili nuk punon dhe që ka sjellë gjendjen që është sot, grumbullime masive të mbetjeve të cilat qytetarët e Elbasanit ia shohin flakën, ia ndiejnë erën e keqe dhe vuajnë pasojat e ndotjes së mjedisit. Sipas saj, Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë Eco-Alb, mbetjet vetëm grumbullohen dhe as përpunohen e as incenerohen sipas kontratës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *