Incident me armë zjarri pranë një qendre votimi në Kosovë

Jil
Jil
1 Min Read

Shënohet një incident gjatë procesit të zgjedhjeve vendore në Kosovë.

Pas një përleshjeje fizike mes disa personave, janë raportuar edhe të shtëna me armë zjarri pranë shkollës “Xheladin Gashi” në Komoran, ku është e vendosur një qendër votimi.

Sipas pamjeve të siguruara, një veturë është qëlluar me armë zjarri në afërsi të objektit shkollor. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Policia thotë se nga ngjarja nuk ka të lënduar dhe se rasti nuk ka lidhje me zgjedhjet.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pasur të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (veturë). Dy persona të përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor. Aktualisht po punojmë për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme, incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania