Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

Jil
Jil
1 Min Read

Situatë tensioni pranë shkollës ‘Petro Nini’ në Tiranë, shoqërohen 3 persona

Një situatë tensioni është raportuar pasditen e sotme pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ në kryeqytet, ku ndodhet një nga qendrat e votimit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes disa individëve, për arsye ende të paqarta. Tre persona janë shoqëruar nga policia për verifikime, ndërsa nuk ka të dhëna që ngjarja të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me procesin zgjedhor.

Burime nga terreni bëjnë me dije se situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka pasur pasoja fizike. Policia e Tiranës pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, procesi i votimit në qendrën përkatëse ka vijuar normalisht pa ndërprerje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania