Incidenti ndaj Vjosa Osmanit, Kurti viziton Maqedoninë e Veriut

Editor
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Gazeta Ekspres bën të ditur se të hënën Kurti do të takojë homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Kryeministrin Hristjan Mickoski.

Gjithashtu takimi do të mbahet në ora 10:00 ku do të marrin pjesë edhe disa anëtarë tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN. Sipas informatave, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Kjo vizitë ndodh në kohën kur Kosova i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për shkak të incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kur policia e aeroportit i ka kërkuar kësaj të fundit që të dorëzojë çantën e dorës dhe telefonin celular për kontroll, pas çka ka pasuar një zënkë mes sigurimit të Presidentes dhe atyre të aeroportit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *