Identifikohet viktima që u gjet e pajetë në bregun e liqenit të Fierzës

Editor
1 Min Read

Është identifikuar viktima, e cila u gjet e pajetë në bregun e liqenit të Fierzës mëngjesin e së martës (18 Qershor).

Viktima raportohet se është 30-vjeçarja me iniciale E. A., nga banuese në Pojan të Korçës.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 30-vjeçares, por uniformat blu në informacionin paraprak ditën e djeshme, raportuan se dyshohet se ajo është mbytur, ndërsa në trupin saj nuk u konstatuan shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *