Inskenoi atentat ndaj vetes/ Arrestohet 40-vjeçari në Marikaj, në pranga edhe shoku i tij

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e pazakontë është zbardhur nga Policia në fshatin Marikaj, ku një 40-vjeçar, i identifikuar si Elton Andreica (Muça), ka inskenuar një atentat ndaj vetes, pas një vetëplagosjeje aksidentale me armë zjarri brenda banesës së tij.

Policia njofton se Andreica, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër pronës, pas vetëplagosjes ka qëlluar disa herë me armë, me qëllim të simulojë një atentat. Për të fshehur ngjarjen e vërtetë, ai ka hequr DVR-në e kamerës së sigurisë që ndodhej pranë banesës.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Sokol Kuçi, 43 vjeç, për moskallëzim krimi, pasi ishte ai që transportoi të plagosurin në spital, por nuk kallëzoi për rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania