Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK

Editor
1 Min Read

Jurgis Çyrbja është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për shpërdorim detyre. Çyrbja ishte sërish sot në Prokurorinë e Posaçme ku i është komunikuar akuza. Gazetari Igli Çelmeta raportoi se ish-deputeti i PS-së do të përballet në gjykatë me akuzën për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtor i ZVRPP Durrës të ngritura nga zyrtarë të PD-së.

“I është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës ditën e sotme nga SPAK, lidhur me kallëzimin e PD-së kur Çyrbja ka qenë drejtues i Hipotekës së Durrësit. SPAK mund të ketë dhe një njoftim zyrtar edhe pse çështja është ende në hetim. Kur SPAK do të mbyllë hetimet Çyrbja ka të drejtë të tërheqë materialet nga dosja hetimore në SPAK dhe më pas të bëjë prapësimet apo ankimimet, më pas Prokuroria e Posaçme ka të drejtë të dërgojë për gjykim çështjen”, tha Çelmeta.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *