Ish-drejtuesi i Milanit i vë syrin Kristjan Asllanit

Jil
Jil
2 Min Read

Lojtari kuqezi Kristjan Asllani vazhdon të mbetet një temë e nxehtë diskutimi te Interi. Lojtari tregon sa herë që vesh fanellën e kombëtares se ka cilësi ta jashtëzakonshme.

Por te Interi, ku ndoshta nuk i besojnë në të njëjtën mënyrë si në Shqipëri, ai nuk ka arritur të shfaqet në të njëjtat nivele deri tani.

Dhe nëse Inzagi nuk e sheh si zgjedhje të parë në mesfushë, ka klube të tjera të gatshme që t’i ofrojnë atij këtë mundësi. Sipas mediave italiane, një njohës i jashtëzakonshëm i futbollit si Adriano Galiani, ka piketuar Asllanin për Monzën e tij.

Trazirat në kuvend, analisti i njohur tregon rrugën e vetme për të rrëzuar qeverinë Rama

Të shtëna me armë në Prishtinë/ Plagosen 3 persona

Tabaku tregon pse nuk merr pjesë në mbledhjet e Bardhit dhe Berishës: Duhet patjetër të…
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-drejtuesi i njohur i Milanit më të suksesshëm në histori, mendon që të përfshijë Asllanin në një shkëmbim të mundshëm me Interin që po monitoron Andrea Kolpanin.

Ky i fundit është një prej emrave që kërkon Inzagi për të përforcuar fazën ofensive të skuadrës dhe Galiani, duke nuhatur një marrëveshje fitimprurëse, po përpiqet që të përfshijë emrin e mesfushorit shqiptar në bisedime.

Mbetet të shihet nëse do të realizohet një shkëmbim i tillë, por me kualifikimin e mundshëm në Euro 2024 të Shqipërisë, për Aslanin do të ishte më e dobishme që të gjente një ekip ku të luante rregullisht në pjesën e dytë të sezonit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *