Ish-ministri i njohur dhunon për vdekje bashkëshorten

Editor
1 Min Read

Ish-ministri i Ekonomisë së Kazakistanit, Kuandyk Bishimbayev ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij Saltanat Nukenova. Pas dasmës, Bishimbayev filloi të shfaqej agresiv ndaj gruas së tij. Ai e ndaloi gruan të komunikonte me të afërmit dhe miqtë me telefon, ia kontrollonte mesazhet dhe lëvizjet ndërsa e ndaloi edhe të shkonte në punë.

Çifti u grindën në një restorant dhe Saltanat tha se donte të prishte lidhjen. I dehur Bishimbayev filloi ta rrihte brutalisht me duar dhe këmbë, si rezultat ajo vdiq. Ai e torturoi gruan e tij për disa orë. 

Në gjyq, Bishimbayev u deklarua i pafajshëm dhe avokatët e tij kërkuan riklasifikimin e akuzave nga Vrasje e kryer me mizori të veçantë dhe Torturë në Shkaktim i vdekjes nga pakujdesia. Tragjedia e ka rikthyer çështjen e dhunës në familje në diskutimin e shoqërisë kazakistaneze. Publiku shqetësohet se ish-ministri mund t’i shpëtojë përgjegjësisë dhe çështja e tij mund të riklasifikohet si më e butë. Ndryshe Bishimbayev përballet me 20 vjet burgim ose burgim të përjetshëm. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *