Ish-zyrtari i Policisë paralajmëron zhvillime të nxehta:

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në një intervistë për Euroneës Albania, Prençi nënvizoi se nëse flet Gjoka, qeveria e Edi Ramës do të bjerë brenda një dite.

Sipas tij biznesmeni di shumë gjëra ndërsa shtoi se qeverisë më shumë i ka dhënë se sa i  ka marrë.

“Nëse SPAK do të bëjë të mundur që Pëllumb Gjoka të flasë, të garantojë që do të harrohet  dëshmia e Nuredin Dumanit. Asgjë nuk janë inceneratorët në krahasim me këtë rast. Nëse do flasë Gjoka, qeveria nuk mund të rri në këmbë qoftë dhe një ditë, jo nga opozita por nga populli. Gjoka i ka përcjellë të gjithë drejtuesit politik të majtë dhe të djathtë, me përjashtim të Edi Ramës dhe Erion Veliaj që i ka miq prej vitesh. Me të gjithë të tjerët ka bërë kompromise dhe interesa pragmatiste.  Ka pasur raste që në një tavolinë të fshehtë ka pasur të PD dhe tek tjetra ka pasur të PS. E dinë gazetarët dhe policia. Dhomat e fshehta i kishte aty ku kishte sarajet. Unë si qytetar kam qejf që Pëllumb Gjoka të flasë. Këtyre që janë në pushtet, Pëllumb Gjoka më shumë ju ka dhënë sesa ju ka marrë. Ishalla do të flasë. Po foli, qeveria e Ramës nuk rri asnjë ditë, ai di shumë”- tha ai.

Scroll to Top