
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin I. F., 55 vjeç, i shpallur në kërkim më 8 korrik 2025 për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Ai u lokalizua dhe ndalua në fshatin Urakë, Librazhd, pasi kishte thyer masën “arrest në shtëpi” dhe kishte tentuar të dhunonte seksualisht një 25-vjeçare, fqinje e tij.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori për vijimin e hetimeve.