Itali, policia e shpëton nga mbytja në pishinën e hotelit, 34-vjeçari shqiptar vdes në spital! Dyshimet e para

Jil
Jil
2 Min Read

Një 34-vjeçar shqiptar humbi jetën në spital vetëm pak orë pasi policia italiane e shpëtoi nga mbytja në pishinën e hotelit.

Viktima u pa teksa luftonte për mbijetesë në ujin e pishinës dhe pasi u nxor prej andej u dërgua në spital për mjekim, ku u duk se kaloi rrezikun.

Por gjatë orëve të natës gjendja shëndetësore u përkeqësua dhe humbi jetën më 11 gusht.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin ‘Ermitage’ në Jesolo të Venecias.

Dëshmitarët thanë se e panë të riun në vështirësi shëndetësore në pishinë dhe më pas patrulla e karabinierëve që gjendej shumë pranë ndërhyri dhe i dha ndihmën e parë pasi e nxori nga uji.

Pas ndërhyrjes dhe CPR-së që iu bë ai u duk sikur e kaloi rrezikun e frymëmarrjes, pasi kishte asfiksim.

Në spitalin San Donà u bë e qartë se askush nuk e njihte ose nuk e kishte parë më parë, dhe se ai nuk ishte i listuar si mysafir në hotel dhe as anëtar i stafit.

Pas ngjarjes, filluan hetimet për të përcaktuar se si dhe pse ai kishte hyrë në objekt: nëse ishte kërcënuar apo ndjekur, apo ishte futur fshehurazi me qëllime të tjera.

Ndaj dyshimet paraprake janë se i riu mund të ketë qenë ose i alkoolizuar, ose i droguar në ato momente.

Hetuesit nuk përjashtojne edhe problemet shëndetësore apo patologjitë dhe ekspertiza mjeko-ligjore do përcaktojë shkakun e vdekjes së shqiptarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur, informon media italiane.

Gjendja e tij në spital u përkeqësua deri në atë pikë sa humbi jetën dhe ekipi mjekësor mundi vetëm të konfirmonte vdekjen e tij. Zyra e prokurorit në Venecia u informua për incidentin dhe hetimet janë në proces dhe sipër.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania