Italiani përplas me makinë 68-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë

Editor
1 Min Read

SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në “Shtoj i Ri”.

Bëhet me dije se 30-vjeçari italian J.M ka përplasur me automjet 68-vjeçarin i cili lëvizte me biçikletë. Për pasojë 68-vjeçari ka përfunduar në spital me dëmtime të lehta.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, automjeti me drejtues shtetasin italian J. M., 30 vjeç, ka përplasur shtetasin N. N., 68 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi N. N., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *