Një 42-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi përndiqte të dashurën e tij. Më tej në njoftimin e policisë bëhet me dije se i arrestuari kishte goditur me makinë mjetin e ishit të tij.
Gjithashtu policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe tre persona për vepra të ndryshme. Një 50-vjeçar u vendos në pranga pasi ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Një 42-vjeçar u arrestua pasi ishte dënuar me dy muaj burg për vjedhje. Ndërkohë në Maminas u arrestua një 44-vjeçar për kanosje me armë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Policisë Durrës/ Komisariati i Policisë Durrës: -ndaloi shtetasin Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte; -arr estoi shtetasin I. P., 50 vjeç, banues në fshatin Romanat, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin K. K., 44 vjeç, banues në Maminas, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive, një shtetase. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Qarkullimit Rrugor: -arrestoi në flagrancë shtetasin E. D., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi; -arrestoi në flagrancë shtetasin Z. H., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.