Iu gjet kokainë në makinë, vihet në prangat e policisë 32-vjeçari

Editor
1 Min Read

Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar në Fier. Mësohet se 32-vjeçarit me inicialet D.R në automjetin e tij i janë gjetur 35 doza kokaine të bëra gati për shitje.

Si pasojë janë sekuestruar dozat, dy celularë dhe automjeti i të arrestuarit ku u gjet edhe kokaina.  Me rastin do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”.

U kap në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje, vihet në pranga 32-vjeçari.    

Sekuestrohen 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe automjeti tip “Volkswagen” që përdorte 32-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.   

Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin D. R., 32 vjeç banues në fshatin Luar, Roskovec.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *