
Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë nga policia, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij iu gjet një thikë, ndërsa në banesën e tij u gjetën dy armë zjarri, municion luftarak dhe emblema policie.
Shtetasi S. A., banues në Tiranë, u ndalua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 gjatë operacionit “The Holder”, si pjesë e veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme. Gjatë kontrollit të automjetit, iu sekuestrua një thikë, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri (pistoletë dhe pushkë), një armë sportive, një armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, organizuan dhe finalizuan operacionin “The Holder”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi S. A., 41 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. A. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë). Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri (pistoletë dhe pushkë), 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe emblema policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.