Iu gjetën doza heroine në banesë, 37-vjeçari bie në prangat

Editor
2 Min Read

Një 37-vjeçar është arrestuar në Lushjne. Mësohet se 37-vjeçari me iniciale D.k akuzohet për shitje droge. Gjithashtu gjatë kontrollit në mjetin e 37-vjeçarit shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, ndërkohë në banesë janë gjetur dhjetra doza heroinë.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon megaoperacioni i koduar “Tempulli”. Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në doza. Vihet në pranga një 37-vjeçar i cili lëvizte me lëndë narkotike, gati për shitje. Sekuestrohen doza heroine. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. K., 37 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike, e më pas nga kontrolli i banesës janë gjetur dhjetra doza lende narkotike e dyshuar heroinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektrike, një aparat celular, një automjet dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *