Iu gjetën me vete doza kanabisi gati për shitje, 27-vjeçari

Editor
1 Min Read

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se gjatë kontrollit fizik 27-vjeçarit Orsion Kolaj, i është gjetur sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua dhe me rastin do të merret Prokuroria e Lezhës.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Shëngjin, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, shtetasit O. K., i dyshuar për shitje të dozave të cannabisit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë të doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *