Sulmet izraelite vranë 32 persona në Rripin e Gazës, tha të premten ministria e shëndetësisë. Luftimet u ndezën nga veriu në jug të territorit bregdetar ndërsa vazhdojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Në një deklaratë të shkurtër, Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se “32 martirë, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, u dërguan në spitale gjatë natës, për shkak të masakrave të vazhdueshme” nga forcat izraelite.
Mediat e Hamasit raportuan “më shumë se 70 sulme ajrore” në disa pjesë të territorit. Kjo përfshinte vendndodhje në qytetin e Gazës në veri, kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër, së bashku me Khan Younis dhe Rafah në jug, tha Hamasi.Ushtria izraelite të premten tha se trupat po vazhdojnë operacionet në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin. Në Beit Hanoun në veri të Gazës, avionët izraelitë goditën objektivat në një zonë nga e cila u hodhën predha drejt Izraelit jugor të enjten, shtoi ushtria. Gjithashtu të enjten, rreth 60 trupa u gjetën nën rrënojat e lagjes lindore Shujaiya të qytetit të Gazës, tha agjencia e mbrojtjes civile të Gazës.
Zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmud Bassal tha se 85% e ndërtesave tani janë të pabanueshme dhe Shujaiya është lënë një “zonë fatkeqësie”. Të mërkurën, ushtria izraelite u bëri thirrje të gjithë banorëve të qytetit të Gazës që, për sigurinë e tyre, të largohen nga zona që ata e quajtën “një zonë e rrezikshme luftarake”.
Sipas AFP, Kombet e Bashkuara thanë se deri në 350,000 njerëz kishin qëndruar në qytet