Në një studio televizive ishte i ftuar mbrëmjen e somte babai i djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin.C. Babai i Luisit tregon një detaj të ri në këtë ngjarje ky sipas tij Luisi dhe Martini janë goditur nga dy persona. Ai ka treguar dhe emrin e personit tjetër që sipas tij ka goditur Martinin dhe djalin e tij.
“Po ta them me emër që personi i parë që e ka goditur Luisin me thikë pas shpine është Kledjon Begaj”, tha babai i Luisit.