Ja si do të paraqiten temperaturat për ditën e sotme

Editor
1 Min Read

Ditën e sotme do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot, kryesisht të vranët. Vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të cilat në do të jenë në formë shtrëngate, herë pas here shoqëruar më stuhi të forta ere si edhe stuhi breshëri.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe shira të dobët dhe lokalë, por rrebeshe të izoluara do të ketë në skajin verior dhe verilindor të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 23°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Fier dhe Kucovë.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al