Kë pëlqejnë më shumë shqiptarët? Rama bie me 7 pikë nga Janari

Editor
4 Min Read

Matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania sjellin pëlqyeshmërinë për liderët kryesorë të politikës shqiptare një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Kreu i qeverisë Edi Rama është njëri prej liderëve politikë që ka kaluar në vlerësimin e qytetarëve në sondazhin e fundit.

Sipas Barometrit – Euronews Albania (48.4 %) e të intervistuarve ballë për ballë nga Data Centrum, kanë mendim pozitiv për kreun e qeverisë, ndërsa (47.3%) kanë mendim negativ për të.

Në një periudhë 5 mujore të matjeve të vazhdueshme të Barometrit, rezulton se pëlqyeshmëria e Edi Ramës ka pësuar një rënie prej (7.1%) në dy muajt e fundit krahasuar me marsin e vitit 2024, dhe në këto muaj është rritur (4.9%) mendimi negativ për të.

Në mars të 2024 mendimi pozitiv për të ka qenë (55.5 %), sot në matjet e fundit është (48.4 %). Ndërsa mendimi negativ për të në mars ka qenë (42.4 %), sot është (47.3 %). Tek analiza e të dhënave demografike lidhur me pëlqyeshmërinë për Edi Ramën duken qartë dy prirje.

Pëlqyeshmëria për Edi Ramën është dukshëm më e lartë tek femrat (57.4%) përkundër (40.8 %) tek meshkujt. Po ashtu, moshat e reja dallojnë në pëlqyeshmëri më të lartë në krahasim me moshat më të vjetra.

Në grupmoshën më të re 18-24 vjeç (57.4%) e tyre kanë mendim pozitiv për Edi Ramën, dhe (41.4%) e grupmoshës 65-75 vjeç kanë mendim pozitiv për të.

Në vlerësimin e qytetarëve për pëlqyeshmërinë ka qenë edhe lideri i opozitës Sali Berisha. Mendimi pozitiv për të sot është (25.6 %) dhe mendimi negativ është (70.3 %).

Në krahasimin e të dhënave të përfituara nga matjet e fundit, shihet një rënie e mendimit pozitiv për të me rreth (3.1%) dhe pothuajse në të njëjtin nivel (2.8%) rritje e mendimit negativ.

Në janar pëlqyeshmëria për Sali Berishën ka qenë (28.7%) ndërsa sot është (25.6 %). Mendimi negative në janar 2024 ka qenë (67.5 %) dhe sot është (70.3 %).

Nga analiza e të dhënave demografike Sali Berisha pëlqehet më shumë nga meshkujt ( 30.9%) sesa nga femrat (19.4 %.)

Pëlqyeshmëria për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në matjet e fundit të Barometrit – Euronews Albania është (13 %). Ata që nuk e pëlqejnë Lulzim Bashën janë (82.5 %) e intervistuarve.

Në krahasimin e të dhënave me matjet e mëparshme, Lulzim Basha nuk ka ndonjë ndryshim domethënës në nivelin e mendimit pozitiv dhe negativ.

Mendimi pozitiv për të në Mars 2024 ka qenë (12 %) dhe sot është (13 %). Mendimi negativ për Lulzim Bashën në Mars 2024 ka qenë (84.9 %) dhe sot është (82.5 %).

Pëlqyeshmërinë më të lartë sipas votës politike të vitit 2021 Lulzim Basha e ka tek votuesit e PD në nivelin (17.9%) dhe më të ulëtën tek ata të cilët nuk e identifikojnë votën e tyre në nivelin (9.8%). /Marrë nga EuronewsAlbania.al

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *