Adriatik BALLA
Lojtarët e Kombëtares janë shpërndarë nëpër familjet e tyre dhe po shijojnë pushimet, para se të kthehen për pak ditë e të rigrumbullohen, por këtë herë jo me përfaqësuesen por me klubet e tyre respektive. Pas eliminimit nga Europiani, kanë folur me radhë kuqezinjtë, ku kanë dhënë emocionet e tyre dhe kanë folur rreth forcës së grupit, si dhe kanë treguar optimizmin e tyre se Shqipëria do të mund të kualifikohet edhe në Botërorin e vitit 2026.
Jasir Asani komenton forcën e Shqipërisë
Të gjithë prisnin një gol si ato të ndeshjeve kualifikuese nga Jasir Asani, por edhe pse anësori e tentoi disa herë, diçka e tillë nuk u realizua. Siç thotë edhe vetë Jasiri në intervistën për Panorama Sport, do e kishte ndërruar një gol të eliminatoreve me një nga ndeshjet e Europianit. Megjithatë, një performancë në përgjithësi e mirë për 29-vjeçarin, ku loja më e mirë ishte kundër Kroacisë, madje dha edhe një asist për Laçin, si edhe nxori Asllanin vetëm me portierin, të cilin nuk e mposhti dot. Ndërkohë, Asani jep edhe një koment në lidhje me të ardhmen, ku flitet se do të firmosë për ekipin e Las Palmas-it në La Liga. “Me Spanjën bëmë një ndeshje të mirë. Nuk ishim pasivë, por përballë kishim një ekip shumë të fortë. Motorët i ndezëm që në minutën e parë, por të gjithë e dinë që ishte Spanja dhe dhamë maksimumin dhe iu treguam se nuk është aq e lehtë që të na mposhtësh si ekip. Kemi pasur edhe raste për të barazuar. Gjithsesi, është një eksperiencë nga më të mirat në karrierë”, theksoi Asani. Pyetjes se a mund Shqipëria të bënte më shumë në këtë Europian, sulmuesi kuqezi u përgjigj se Kombëtarja bëri më të mirën e vet në këtë Europian. Mendoj se çdo ndeshje ka maksimumin e vet sepse me tre skuadrat që jemi përballur, janë nga më të mirat në botë dhe normalisht që do të ketë ndonjëherë edhe vështirësi, kundër Spanjës, Kroacisë apo Italisë. Me pak fat, po t’i kishim marrë ato tri pikë me kroatët, do të ishim më të qetë dhe kishim më shumë shanse për të vazhduar më përpara, por gjithsesi të gjithë lojtarët kanë dhënë maksimumin dhe shpirtin në fushë. Kjo është një eksperiencë për ne që të vazhdojmë akoma edhe më përpara”,shtoi Asani. Në fund ai foli për golat e bukur që ka shënuar në eliminatore, por që të gjithë do t’I dhuropnte për një gol në Europian. “Do të doja shumë, por gjithsesi jam i lumtur edhe për golat që shënuam, sepse jemi të gjithë bashkë dhe dhamë shpirtin në fushë e tani duhet të ecim përpara sepse kjo ishte një eksperiencë që nuk do të harrohet asnjëherë dhe na shtyn që të shkojmë tutje edhe për në Botëror”, theksoi ai.
Jasir Asani sheh Shqipërinë të aftë të shkojë në Botëror
- Editor
- Publikuar 29/06/2024
- 17:16
Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
- Tags: Jasir Asani, Shqipërinë, Sport