JiL.al - Jeto i Lumtur

Jasir Asani shënon sërish në Ligën e Kampionëve të Azisë 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Jasir Asani duket se është në formën e tij më të mirë në debutimin në Ligën e Kampionëve të Azisë që po bën me skuadrën e Gwangju.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e dytë radhazi në këtë kompeticion, kësaj radhe në transfertën e vështirë përballë japonezëve të Kawasaki Frontale.

Në minutën e 21’ të takimit, 29-vjeçari mori përsipër të godiste 11-metërshin e fituar nga koreanët, të cilin me një predhë e ktheu në gol, i cili ishte i vetmi për këtë takim.

Asani është golashënuesi më i mirë në Champions, me 4 realizime në dy ndeshje, teksa ekipi i tij është në kuotën e 6 pikëve, në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në fazën tjetër./tch

Scroll to Top