Jep dorëheqjen komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi

Jil
Jil
2 Min Read

Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi ka dhënë dorëheqjen këtë pasdite.

Ermal Onuzi u emërua në krye të Gardës së Republikës me 10 shtator 2024, duke qëndruar për rreth 9 muaj në këtë detyrë. Onuzi i ka paraqitur dorëheqjen Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Pas përfundimit të studimeve, nga viti 2003 deri në vitin 2005 ai ka qenë pjesë e Batalionit të dytë të këmbësorisë, Brigada e Reagimit të Shpejtë, me detyrën e Komandantit të Togës. Në vitin 2005, është emëruar në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas, në vitin 2009, është transferuar në Shërbimin Informativ të Shtetit, ku ka shërbyer në detyra të ndryshme.

Në vitin 2022, është emëruar Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM). Më pas, për rreth një vit ka punuar në sektorin privat duke mbajtur funksionin e Drejtorit Operacional të Kompanisë S2 Secure Albania, me fushë përgjegjësie përgatitjen e politikave të sigurisë, protokolleve dhe procedurave që lidhen me sigurinë aeroportuale.

Gjatë karrierës, ai ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në fushën e sigurisë, të kryera në institucione prestigjoze ndërkombëtare, si; Programi mbi terrorizmin dhe studimet e sigurisë, të zhvilluar në Qendrën Europiane të Studimeve për Sigurinë “Geroge Marshall” në Gjermani; Trajnimi për pjesën strategjike dhe operacionale për armët e shkatërrimint në masë në operacionet detare, e organizuar nga Qendra e Trajnimit të NATO-s në Kretë, Greqi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania