Josep Borrell takon liderët e rajonit, zbardhen diskutimet

Editor
1 Min Read

Shefi i diplomacisë Josef Borrell ka zhvilluar një takim informal me liderët e Ballaknit. Në faqen zyrtare të Komisionit Europian thuhet se mbledhja vjetore pasqyron përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj partneritetit me Ballkanin Perëndimor, shtetet anëtare të ardhshme të unionit. Gjithashtu takimi shërben si një rast për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët, përtej zgjerimit, për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit global.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës, ndaj anëtarësimi është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri. Më tej Borell nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të arritura përmes dialogut dhe kompromisit, si hapa thelbësorë drejt integrimit në BE.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *