JiL.al - Jeto i Lumtur

Mbape ka një vit kohë për të menduar të ardhmen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kilian Mbape do të largohet nga PSG në verën e vitit 2024 dhe vetë futbollisti ia ka komunikuar klubit diçka të tillë me anë të një deklarate me shkrim. Lajmi për largimin e tij tashmë ka vënë në lëvizje shumë klube në Europë.

Largimi i Mbapes lidhet menjëherë me një kalim të mundshëm te Real Madridi mirëpo së fundmi në listë ka dalë edhe një kalim i mundshëm në Premier Ligë. Mediat franceze raportojnë se janë sheikët ato të cilët mund të shtyjnë Mbapenë drejt kampionatit anglez.

Me shumë gjasa, Junajtid do të hyjë në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit francez. “Djajtë e kuq” janë në negociata me një sheik nga Katari që mund të marrë aksionet dhe një investim i madh për të afruar Mbapenë në skuadër, natyrisht që do të ishte fillim me një hap gjigand.

Megjithatë, Mbape do të ketë 1 vit kohë që të mendohet, duke qenë se largimi do të jetë në verën e vitit 2024.

Scroll to Top