Një kamion i kompanisë së ujit “Lajthiza” është bërë shkak që qarkullimi i mjeteve ne Tunelin e Llogarasë të bllokohej për disa minuta ditën e djeshme.
Shoferi ka shkelur urdhrin që ndalon qarkullimin e kamionëve dhe mjeteve të tjera të tonazhit të rëndë në tunel, nderkohe qe gjate sezonit u tha se gjithcka do mbikqyrej nga policia, nuk eshte e qarte pse eshte lejuar levizja e tij aty.
Pasi ka arritur në gjysmë të rrugës, shoferi ka vendosur të kthehet mbrapsht duke bllokuar plotësisht qarkullimin e mjeteve brenda në tunel.