Kanosen me armë dhe i morën 1.5 mln lekë, një i arrestuar dhe tre të shpallur në kërkim në Durrës

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Durrësit ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pasi i morën një shtetasi një shumë prej 150.000 lekësh duke e kanosur me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Në pranga ka rënë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Durrës, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë, R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç, gjithashtu banues në Durrës.

Policia bën të ditur se po vijon puna për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, menjëherë pas kallëzimit nga shtetasi A. I., se dje, në lagjen nr.13, Durrës, 3 shtetas i kishin marrë 150.000 lekë, duke e kanosur me armë zjarri, kanë kryer veprimet hetimore për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga njëri nga autorët e dyshuar të rastit, shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Durrës, dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerët, shtetasit R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç, të tre banues në Durrës.    

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. 

Vijon puna Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania