Kanosi me pistoletë kuzhinierin e lokalit, arrestohet i riu

Editor
2 Min Read

VELIPOJË- Arrestohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim në Velipojë. Bëhet me dije se 33-vjeçari E.I, ka kanosur me pistoletë në fund të muajit qershor, kuzhinierin e një lokali.

Mësohet se kuzhinieri ishte konfliktuar për motive të dobëta me kamarierin e lokalit i cili ishte i afërm i 33-vjeçarit. Për pasojë u sekuestrua edhe pistoleta e autorit.

‘Kanosi me armë zjarri pistoletë, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, në një lokal në fshatin Pulaj, kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, u kap shtetasi në kërkim E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.06.2024, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit (i afërm i shtetasit E. I.).

Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar nga shërbimet e Policisë, pas konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *