Kanosi me thikë një 53-vjeçare, bie në prangat e policisë 66-vjeçari

Editor
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku është filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 66 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi. Ai dyshohet se ka kanosur një 53-vjeçare me një mjet prerës, thikë.

Shtetasi V. D. është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Thika, e dyshuar si mjeti i përdorur për kanosjen, u gjet gjatë kontrollit të banesës së tij dhe u sekuestrua si provë materiale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al