
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të policisë E.H., me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisariatin Nr.5, i dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Sipas hetimeve paraprake, mbrëmjen e djeshme, punonjësi i policisë është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë. Gjatë debatit, situata ka agravuar dhe efektivi ka kanosur personat e tjerë me armën e shërbimit.
AMP ka nisur edhe hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.