U kap duke dalë nga banesa ku kishte hyrë për të vjedhur

Editor
1 Min Read

U kap në flagrancë duke dalë nga banesa ku kishte hyrë për të vjedhur, pasi konstatoi shërbimet e Policisë, arrestohet 40-vjeçari.

Sekuestrohet një mjet prerës (thikë), që iu gjet 40-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në një banesë në lagjen nr. 3, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë. Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. P., 40 vjeç, banues në Kavajë, i cili sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka tentuar të largohet.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 40-vjeçarit, një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vjedhja”, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”‘, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *