Kapen 10 kg kanabis në Tiranë, arrestohen 3 persona

Editor
1 Min Read

Kapen 10 kg kanabis në Tiranë, në pranga bien 3 persona.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç.

Shtetasi Ll. D., është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Rexhep Tarja”, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, ku u gjetën shtetasit L. S., dhe Xh. M. (L)., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme’ citon policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *