JiL.al - Jeto i Lumtur

Kapen 47 kilogram kokainë në Zyrih, arrestohen 5 shqiptarë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Plot 47 kg kokainë janë zbulua gjatë një kontrolli doganor, tha sot në një deklaratë policia kantonale e Zyrihut në Zvicër.

Pesë trafikantë të dyshuar droge u arrestuan në aeroportin e Zyrihut me 47 kilogramë kokainë të fshehura në një valixhe.

Të gjithë të arrestuarit janë shtetas shqiptarë me banim jashtë vendit dhe të moshës 25 deri në 40 vjeç.

Pas marrjes në pyetje nga policia, ata janë paraqitur në prokurorinë kompetente.

Hetimet për rastin po vijojnë me intensitet, ndërkohë që të tjera detaje priten në vijim.

Scroll to Top