Kapen 800 kg kokainë në brigjet e Francës, 30 të arrestuar

Editor
1 Min Read

Pas një hetimi që zgjati 18 muaj, autoritetet franceze kanë realizuar një ndërhyrje të madhe antidrogë duke sekuestruar 800 kilogramë kokainë gjatë natës mes 3 dhe 4 prillit.

Droga u gjet e fshehur në një anijeje mallrash me flamur liberian, që kishte nisur udhëtimin nga Brazili dhe kishte si destinacion Amsterdamin, në Holandë.

Operacioni u zhvillua në ujërat pranë Dunkerque (në veri të Francës), në momentin kur ekuipazhi po transferonte kokainën nga anija e madhe në një barkë peshkimi. Plani ishte që droga të transportohej fshehurazi deri në portin e vogël të Ouistreham, në Calvados.

Gjithë ekuipazhi i anijes – 22 marinarë nga Filipinet – janë ndaluar dhe ndodhen në paraburgim. Ndërkohë, tetë bashkëpunëtorë të tjerë, përfshirë tre peshkatarë, janë arrestuar në qytetet Le Havre, Ouistreham dhe Tancarville.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al