
FRANCË- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze, pasu u kap duke drejtuar një furgon me kokainë, marijuanë dhe hashash. Mjeti, i regjistruar në Francë, mbërriti nga Spanja dhe doli nga autostrada nëpërmjet daljes për në Céret, por më pas përball me një kontroll doganor.
Shoferi shqiptar deklaroi se po vazhdonte udhëtimin e tij për në Marsejë për një pushim të shkurtër, por kjo i intrigoi detektivët. Ata vendosën ta kontrollonin “Ducato-n” dhe pako me drogë ishin fshehur kudo.
Në total, u gjetën 15 kg hashash, 63 kg marijuanë dhe 4 kg kokainë. Gjithashtu furgonit kishe dokumeta të falsifikuar, pasi automjeti ishte vjedhur në nëntor. I sjellë para gjykatës, 40-vjecari pranoi se ishte paguar për të kryer transportin, por mendonte se po transportone vetëm hashash.