JiL.al - Jeto i Lumtur

Kapet me drogë, arrestohet polici i burgut të Peqinit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

PEQIN-Një polici i burgut të Peqinit është arrestuar pasi posedonte drogë. Mësohohe se Erald Kasmi u kap me drogë kur po merrete turnin.

Gjithashtu është ushtruar kontroll në banesën e tij, ku është gjetur një sasi lënde narkotike.

Njoftimi:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë. Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Scroll to Top