Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar

Jil
Jil
2 Min Read

Romë- Një shqiptari i kërkuar nga antimafia e Barit është arrestuar në Belgjikë për llogari të shtetit Italian. Mediat e huaja bëjnë me dije se operacioni është kryer më shumë se një javë më parë, por është njoftuar sot në ditën e dorëzimit të tij me proces deportimi nga Arlon në Belgjikë, te agjentët e FAST Italia.

Bëhet me dije se shqiptari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”. Ai është pjesë e listës me 52 emra të arrestuarisht, të kërkuarish dhe akuzuarish të antimafias së Barit, për 4 organizatat kriminale që përbënin një kartel të fuqishëm droge. Aktiviteti hetimor transnacional, që synonte gjetjen dhe kapjen e të riut, i lejoi Ekipit FAST të Luksemburgut të kryente një aktivitet ndjekjeje deri në kufirin me Belgjikën, ku shqiptari i kërkuar u gjurmua mbrëmjen e 20 majit.

Dy javë më parë operacioni policor i quajtur “Ura”, solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK , me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania