
Italia ekstradon në Shqipëri Edison Çukajn, i kërkuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm
Autoritetet italiane kanë ekstraduar drejt Shqipërisë 32-vjeçarin Edison Çukaj, i njohur edhe si Edison Gjoka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vendimi për arrestimin e tij ishte marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në prill 2025, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Çukaj u kap në Itali dhe, pas procedurave të ekstradimit, u soll në aeroportin e Rinasit, ku iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur masën e sigurisë të vendosur nga gjykata. /noa.al