Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, shënon për Atalantën

Editor
1 Min Read

GJERMANI – Berat Gjimshiti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Atalanta, po luan momentalisht në Gjermani përballë Shakhtar Donetsk. Sfida momentalisht është 0-1 në favor të italianëve.

Ishte pikërisht Berat Gjimshiti ai që kaloi bergamaskët në avantazh. Pas një aksioni mjaft të bukur, Lookman dërgoi një top në zonë për mbrojtësin shqiptar, me këtë të fundit që luajti mjaft mirë rolin e ‘bomberit’ dhe e dërgoi atë në fundin e rrjetës.

I kthyer në një nga pikat kyçe në repartin e mbrojtjes, Gjimshiti vazhdon që të bëjë më shumë. Tashmë, kapiteni i Kombëtares shqiptare po shënon dhe gola të rëndësishëm në një kompeticion si Champions League.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *