Katastrofë ekologjike në Vjosë: derdhen mbetje nafte në lumë, kafshët e egra në rrezik – nën hetim një zyrtar i Albpetrol

Jil
Jil
1 Min Read

Vlorë, 27 qershor 2025 – Një ndotje e rëndë mjedisore ka alarmuar opinionin publik dhe organizatat ndërkombëtare ambientaliste, pas derdhjes së mbetjeve të naftës në lumin Vjosë, në zonën e fshatit Gorisht, Selenicë. Pamje tronditëse nga vendngjarja tregojnë ujin e ndotur nga hidrokarburet dhe kafshë të egra të ngordhura ose duke luftuar për të mbijetuar në kushtet katastrofike.

Ambientalistët flasin për një situatë ekstreme ku “nuk ka më ujë, por vetëm karburant” dhe akuzojnë autoritetet për mungesë të plotë reagimi. Sipas tyre, ndotja ka përhapur një erë të rëndë, lëngjet janë ngjitëse dhe të nxehta, duke krijuar rrezik të madh për florën dhe faunën e zonës.

Pas publikimit të pamjeve dhe denoncimeve, Policia e Vlorës ka nisur hetimet dhe ka proceduar penalisht Përparim Memajn, 59 vjeç, përgjegjës i sektorit të dekantimit të naftës në Gorisht. Ai dyshohet se është përgjegjës për derdhjen e mbetjeve të naftës në përroin “Përroi i Madh”, që derdhet në lumin Vjosë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra dhe pritet të pasohet nga hetime të mëtejshme për përgjegjësit institucionalë dhe masat që duhen marrë për rehabilitimin e zonës së ndotur.

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania