Dhjetë persona kanë ndërruar jetë pasi katër persona të armatosur hynë në një lokal dhe hapën zjarr gjatë fundjavës. Pamjet e tmerrshme nga vendi i ngjarjes tregojnë se autorët tërhiqen drejt një pike turistike meksikane me një kamionçinë përpara se të sulmojnë turmën brenda rastësisht.
Të shtënat shpërthyen të shtunën mbrëma në lokalin Los Cantaritos në lagjen qendrore të Santiago de Querétaro, rreth 120 milje në veriperëndim të Mexico City. Pamjet e sigurisë nga lokali treguan personat e armatosur duke dalë nga automjeti i tyre rreth orës 21:30. Secili nga të dyshuarit dukej se kishte armë me rreze të gjatë, të cilat i mbanin në dorë teksa qëlluan drejt lokalit. Një nga autorët është parë duke filluar të hapë zjarr jashtë lokalit.
Video më tmerruese nga brenda lokalit tregoi sulmuesit duke qëlluar pa ndalim mbi njerëzit që ishin ulur në tavolina. Njerëzit u panë duke bërtitur dhe duke u hedhur në dysheme dhe poshtë tavolinave për t’u fshehur nga plumbat që “fluturonin” në bar. Pas disa minutash të shtëna me armë, grupi i kriminelëve shkuan drejt makinës dhe u arratisën.
Kur policia mbërriti në skenën e përgjakshme atë natë, gjeti 10 persona të vdekur dhe të paktën shtatë të tjerë të plagosur, sipas shefit të departamentit të sigurisë publike të qytetit, Juan Luis Ferrusca. Viktimat e vrarë përfshinin shtatë burra dhe tre gra, thanë policët. Policia gjurmoi targën e kamionit të arratisjes dhe e ndoqi atë në një qytet aty pranë, ku gjeti automjetin të braktisur dhe në flakë, teksa një i dyshuar është arrestuar.